Borë e madhe në Kosovë, pesë vetura të përfshira në një aksident

20:31 | 03 Dhjetor 2019

Sot kanë filluar reshjet e borës në vendin tonë, e kjo ka ndikuar edhe në gjendjen e komunikacionit.

Ndryshimi i kushteve atmosferike ka ndikuar në gjendjen në komunikacion.

Shumë nga shoferët duket se janë zënë të papërgatitur nga rreshjet e para të borës.

Në këto pamje të dërguara në redaksinë tonë shihet se si pesë vetura janë aksidentuar në magjistralen Pejë-Prishtinë, afër fshatit Komoran të Drenasit.

Nuk raportohet për të lënduar.

Komento: