
Edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë reshjet e borës në Kosovë.
Ndërkaq në ditët në vazhdim, konkretisht nga e mërkura pritet përmirësim i motit në vendin tonë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.
“Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës. Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit. Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/”, thuhet në njoftimin e IHM-së.