
Borell deklaroi se gjatë takimit i ka njoftuar ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s për gjendjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradin dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
Borell deklaroi në platformën “X” se palët në dialog duhet të ecin përpara dhe kujtoi rëndësinë që Bosnja dhe Hercegovina të përfitojë nga momenti në rrugën e saj drejt BE-së, përcjell FrontOnline.
“Një takim i rëndësishëm me aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam raportuar për situatën e fundit në dialogun e udhëhequr nga BE. Progresi është i nevojshëm nga palët. Kujtova gjithashtu rëndësinë që Bosnja dhe Hercegovina të përdorë momentin për të marrë vendime të rëndësishme në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borell./FrontOnline/