Borell ka një kërkesë për Putinin

17:03 | 05 June 2022

Borrell ka një kërkesë për Putinin.

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka thënë se sanksaionet e Bashkimit Europian synojnë ta godasin kapacitetin e Rusisë për ta vazhduar luftën në Ukrainë, ndërsa tha se këto luftëra s’mund të lejohen.

“Ata (sanksionet) nuk synojnë grurin. Produktet bujqësore dhe transporti i tyre janë të përjashtuara në mënyrë të qartë”, shkroi ai në Twitter.
Borrell tha se Rusia po e pengon eksportin e drithërave me tonë, ndërsa tha se Moska po dezinformon.

“Bllokada e vazhdueshme e Rusisë ndaj porteve të Ukrainës, po pengon eksportin e tonëve drithë, si misri dhe gruri, aktualisht të bllokuar në Ukrainë, një nga prodhuesit kryesorë botërorë”, shkroi ai.

“Rusia është drejtpërdrejt përgjegjëse për çdo mungesë të drithërave në tregtinë ndërkombëtare, dhe në vend që t’i japë fund agresionit të saj, po kërkon në mënyrë aktive ta transferojë përgjegjësinë mbi sanksionet ndërkombëtare. Ky është dezinformim”, shkroi kryediplomati europian.

Ai tha se BE-ja “do të vazhdojë të tregojë solidaritetin e saj të plotë” për adresimin e pasojave të kësaj lufte kudo në botë dhe i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t’i japë fund asaj.

“Presidenti Putin duhet t’i japë fund luftës së tij kundër Ukrainës. Integriteti territorial i Ukrainës duhet të rikthehet. Kjo është në interes të të gjithë komunitetit ndërkombëtar”, shkroi Borrell.

Komento: