Borell: Kosova s’pati vullnet për takim trilateral, Serbia po, por për të vallëzuar tango duhen dy

20:10 | 26 Qershor 2024
borell:-kosova-s’pati-vullnet-per-takim-trilateral,-serbia-po,-por-per-te-vallezuar-tango-duhen-dy

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell në fund të takimeve me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se takimi trilateral s’është mbajtur për shkak të Kurtit.

“Bisedat ishin të vështira siç kanë qenë gjithmonë dhe në fund skishte takim trilateral. Kosova s’ishte gati për këtë s’kishte vullnet për këtë takim trilateral. Serbia ishte gati ta bëjë. Por duhen dy për të vallëzuar tango” ka thënë ai.

Tutje Borell ka thënë se aktualisht “marrëveshja mbetet e paimplementueshme”.

“Është e rëndësishme që të shkojmë përpara që të shkojmë përpara, por marrëveshja mbetet e paimplementueshme më shumë se një vit pasi ishte arritur. Dy palët janë përgjegjëse për mos përmbushjen e premtimeve që bënë. Mos-implementimi është humbje për të dy palët”, ka thënë ai.

“Sidomos çështje më e ndieshme e dialogut që është implementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Asnjë hap nuk është ndërmarrë drejt krijimit të tij”, ka shtuar diplomati spanjoll.

Komento: