Borrell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldova.
Reprezentuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borrell, ka vizituar sot në mëngjes një qendër refugjatësh nga Ukrainë, në Kishinev të shtetit fqinj, Moldovës.
“I pikëlluar nga historitë e njerëzve që janë detyruar të largohen nga Ukraina, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë civilët”, ka shkruar Borrell në Twitter, përcjell Klankosova.tv.
“Populli i Moldavisë po tregon bujari të jashtëzakonshme, duke siguruar kalim të sigurt për pothuajse 120 mijë njerëz”, shtoi tutje ai.
Numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në mbi 1 milion, sipas Kombeve të Bashkuara.