Boris Johnson lirohet nga spitali

14:59 | 12 April 2020

Boris Johnson lirohet nga spitali.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është liruar nga spitali pasi po trajtohej aty për disa ditë për shkak të infektimit me Covid-19.

Ai ishte duke u trajtuar në spitalin “St Thomas” të Londrës dhe kishte qëndruar disa ditë në repartin e kujdesit intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënës i qeverisë tha: “Kryeministri është liruar nga spitali për ta vazhduar shërimin në rezidencë. Me këshillën e mjekëve, ai nuk do të kthehet menjëherë në punë. Ai dëshiron ta falënderojë tërë stafin e spitalit për kujdesin e mrekullueshëm që e ka marrë.”

Kryeministri Johnson ishte dërguar në spital para një jave për shkak se kishte filluar të shfaqte simptoma të koronavirusit, përfshirë kollitjen dhe temperaturën e lartë.

Të hënën në mbrëmje, ai ishte vendosur në repartin e kujdesit intensiv për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Ai doli pozitiv në testin për koronavirus më 27 mars. Sidoqoftë, shëndeti i tij u përmirësua ditëve të fundit.

Komento: