Boris Johnson tërhiqet nga gara për kryeministër të ri në Britani

23:49 | 23 October 2022

Zgjedhja e kryeministrit të ri në Britani, tërhiqet nga gara Boris Johnson.

Boris Johnson është tërhequr mbrëmjen e sotme nga gara për udhëheqjen konservatore.

Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat, Johnson thotë se nuk mund të qeverisë në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.

“Sonte dua të konfirmoj se unë kam mbështetjen e 102 deputetëve ndaj edhe mund të depozitoj kandidaturën time që nesër. Ekziston dhe shansi që unë të fitoj në zgjedhjet brenda Partisë konservatore dhe brenda të premtes mund të rikthehesha në Downing Street. Por jam menduar gjatë ditëve të fundit dhe arrita në konkluzionin se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëj momentalisht. Askush nuk mund të qeverisë me një parti që nuk është e plotë në Parlament”, shkruan Johnson.

Rishi Sunak ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për t’u bërë udhëheqësi dhe kryeministri i ardhshëm konservator, gjashtë javë pasi Liz Truss e mposhti atë në garën pikërisht për këtë post.

Ish-kancelari, i cili nisi zyrtarisht fushatën e tij këtë mëngjes, kishte më shumë se dyfishin e numrit të mbështetësve të deklaruar publikisht se Johnson.

Që nga mbrëmja e sotme, Sunak kishte 146 deputetë konservatorë krah tij, ndërsa Johnson vetëm 57 mbështetës

Komento: