Boris Johnson kryeministër i Britanisë së Madhe.
Boris Johnson është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.
Johnson e ka mposhtur kundërkandidatin, Jermey Hunt.
Johnson do të betohet para Mbretëreshës Elizabeta II, nesër gjatë ditës.
Johnson fitoi 92.153 vota, kurse Hunt 46.765 vota të anëtareve të partisë në pushtet.
Theresa May do të largohet nga zyra kryeministrore ditën e mërkurën, pasi të takojë Mbretëreshën Elizabetë në Pallatin Buckingham.
Fitorja e Johnson rrezikon që të bllokojë procesin e Brexitit, pasi ligjvënësit britanikë janë zotuar se do të rrëzojnë secilën qeveri që tenton të largojë Britaninë nga blloku evropian pa një marrëveshje.