Një ministër britanik thotë se Boris Jonhson mund ta udhëheq vendin nga shtrati i spitalit.
Një ministër i qeverisë britanike ka njoftuar se kryeministri Boris Jonhson mund ta udhëheq vendin edhe nga shtrati i spitalit, ku po trajtohet nga mjekët pasi rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, raporton The Guardian.
Bëhet fjalë për Robert Jenrick, Sekretar i Komuniteteve, i cili tha se Johnson po vazhdon ta udhëheq vendin nga dhoma e spitalit, duke pranuar se kryeministri ka punuar më shumë këto ditë sesa që ka pushuar dhe kujdesur për veten, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Johnson është pranuar në spital gjatë të dielës, ku pas 10 ditëve simptomat e coronavirusit janë bërë më të theksuara dhe me rekomandim të mjekut ka vendosur të shtrihet për trajtim të mëtutjeshëm.
“Të gjithë po shpresojmë se shumë shpejtë do të rikthehet në zyrë dhe të vazhdojë punët”, ka shtuar Jenrick në emisionin e mëngjesit të BBC.