Boris Jonson i fiton bindshëm zgjedhjet në Britani të Madhe

09:39 | 13 Dhjetor 2019

Boris Jonson i ka fituar zgjedhjet në Britani të Madhe.

Ashtu siç është pritur edhe në bazë të sondazheve të bëra më herët, Boris Johnson i ka fituar zgjedhjet në Britani.

Konservatorët siç njihen ndryshe kanë shënuar fitore të thellë këtë herë në zgjedhjet e përgjithshme, duke kaluar pragun prej 326 vendeve në Parlament.

Boris Johnson do të kthehet në Downing Street, me një shumicë prej 74 deputetësh.

Kryeministri në detyrë tha se ky rezultat i jep atij mandat që ta largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian, muajin e ardhshëm.

Ndërsa, Jeremy Corbyn tha se laburistët kishin një natë shumë zhgënjyese.

Komento: