Boris Johnson thtoë se kriza me coronavirus mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet.
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se kriza me coronavirus mund të përkeqësohet përpara se të përmirësohet, përmes një letre që i është dërguar secilit qytetar në Britani të Madhe.
Derisa është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus, Johnson ka thënë se nëse është e domosdoshme, do të vendosen kufizime më të ashpra.
Britanikët po ashtu është thënë se do të pranojnë edhe një shkresë me udhëzime, rreth largimit të tyre nga shtëpitë si dhe informacione për shëndetin.
Numri i personave që kanë vdekur nga coronavirusi në Britaninë e Madhe tani ka arritur në 1,019. Aktualisht, 17,089 persona janë infektuar të infektuar nga kjo pandemi.
Në një letër dërguar rreth 30 milionë banorëve, shërbim që është thënë të ketë kushtuar 5.8 milionë funta britanike, Johnson ka thënë: “Nga fillimi, ne kemi tentuar që të marrim masat e duhura, në kohën e duhur. Ne nuk do të hezitojmë që të shkojmë tutje nëse këshillat shkencore dhe ato mjekësore na udhëzojnë drejt asaj rruge.”
Javën e kaluar, autoritetet britanike kanë marrë vendim për ndalim të qarkullimit të më shumë se dy personave dhe për mbyllje të dyqaneve me produkte jo të domosdoshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.