Borrell: Demokracitë nuk mund të funksionojnë pa informacion të besueshëm, keqinformimi është i rrezikshëm

14:55 | 24 Janar 2024
borrell:-demokracite-nuk-mund-te-funksionojne-pa-informacion-te-besueshem,-keqinformimi-eshte-i-rrezikshem

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, tha se demokracitë liberale nuk mund të jetojnë pa informacion të besueshëm, duke shtuar se dezinformimi dobëson strukturën e shoqërisë, transmeton FrontOnline.

“Rrjedha e vazhdueshme e gënjeshtrave synon të rrënjos idenë se të gjitha informacionet janë të pavërteta. Për të përhapur ndjenjën se asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka është një gënjeshtër. Se nuk ka të vërtetë dhe se nuk ka asgjë që mund t’i besohet”, tha Borrell në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ai deklaroi se kjo është e rrezikshme, duke shtuar se dezinformimi dobëson strukturën e shoqërisë dhe helmon demokracinë./FrontOnline/

Komento: