Borrell: Evropa do t’i japë 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

11:28 | 11 Mars 2022

Evropa do t’i japë 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, thotë Borrell

Komisioni Evropian synon të dyfishojë ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën dhe ka propozuar caktimin e 500 milionë eurove të tjera për këtë qëllim, tha sot shefi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell.

“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën”, tha Borrell gazetarëve ndërsa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të liderëve të BE-së në Versajë,

“Jam i sigurt se liderët do t’i miratojnë këto para”, tha ai.

BE po konsideron gjithashtu vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj oligarkëve rusë dhe ekonomisë ruse, shtoi Borrell, shkruan Reuters.

Komento: