Borrell flet nga takimi me Kurtin dhe Vuçiqin: Në agjendë propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve

18:49 | 27 February 2023

Përfaqësuesi i Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është lajmëruar nga takimi trilateral me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell shkurtimisht tha se në agjendë të takimeve të sotme – ato ndaras dhe takimin e përbashkët – është pikërisht propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

“Në rendin e ditës: Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dyja palët”, tha Borrell në Twitter.

Ka më tepër se një orë prej kur ka nisur takimi i përbashkët i ndërmjetësve të Bashkimit Evropian, Borrell dhe Lajçak, me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhet edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në fund, Borrell do të deklarohet para mediave lidhur me takimet e zhvilluara.

Komento: