Borrell në ditën kur i pati mysafirë Kurtin e Vuçiqin: Jemi më shumë se arbitër në dialog

23:26 | 22 November 2022

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka deklaruar në një intervistë që është publikuar në ditën kur janë zhvilluar bisedimet Kosovë -Serbi, se Unioni është më shumë se arbitër në bisedime.

“Ne nuk jemi ndërmjetës, refer, jemi më shumë se aq sepse të dyja palët duan të bëhen anëtarë të BE’së dhe sigurisht se kemi një kapacitet ndikimi të caktuar”, ka thënë Borrell për Euractiv.

Kryediplomati i BE’së dje nuk ia ka dalë të sigurojë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për targat pas tetë orësh negociata.

Pas takimit, ai e bëri Kosovën përgjegjëse për mungesën e rezultatit dhe tha se do t’i njoftojë vendet anëtare.

Komento: