
Përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, ka thënë se ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai thotë se të njëjtit i ka informuar mbi gjendjen aktuale në të cilën gjendet dialog midis Kosovës dhe Serbisë.
Borrell thekson nevojën e progresit të palëve.
Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Borrell e ka kujtuar rëndësinë e shfrytëzimit të momentit nga Bosnja dhe Hercegovina për të përparuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Shkëmbim i rëndësishëm me Aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e fundit të Dialogut të lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm. Kujtoj gjithashtu rëndësinë e përdorimit të momentit nga BiH për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj në BE”, shkroi Borrell.
Ndryshe, Borrell, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rrisin përpjekjet e tyre për marrëveshje.
Pak para takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, teksa po fliste për situatën në veri të vendit, Borrell ka thënë se së bashku me KFOR-in, EUELX-i do të vazhdojë ta ruajë stabilitetin në veri të Kosovës dhe në pjesën e kufirit me Serbinë.