Borrell: Paketa e sanksioneve do ta dëmtojë shumë Rusinë

20:48 | 22 February 2022

BE bie dakord për sanksione ndaj Rusisë, Borrell: Paketa e sanksioneve do ta dëmtojë shumë.

Bashkimi Evropian ka rënë dakord njëzëri për sanksione të reja ndaj Rusisë, pas vendimit të Moskës për të njohur pavarësinë e rajoneve separatiste në Ukrainën Lindore.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian e bëri njoftimin në Paris, sot, pasi ministrat e jashtëm u mblodhën në kryeqytetin francez për të diskutuar përkeqësimin e krizës në Ukrainë, raporton atsh.

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka thënë se paketa e sanksioneve do ta dëmtojë shumë Rusinë.

“Masat ndëshkuese synojnë anëtarët e Dumës, që votuan në favor të njohjes, plus 27 individë dhe subjekte që kërcënojnë territorin dhe sovranitetin ukrainas… Sanksionet fokusohen te vendimmarrësit e përfshirë në lëvizje, subjektet që u ofrojnë atyre mbështetje financiare, partitë në sektorin e mbrojtjes që luajtën një rol në pushtim dhe bankat që financojnë vendimmarrësit rusë në të dy rajonet, si dhe çdo tregti me BE-në me dy rajonet”, shtoi ai.

Komento: