Shqipëria është bërë me president të ri.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell, ka uruar i pari nga radhët e ndërkombëtarëve Bajram Begajn për detyrën e re të presidentit, i cili u votua sot në Parlament me 78 vota.
Borell tha se do të punojë bashkë me presidentin e ri, Begajn, për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi presim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”, shkroi Borell në Twitter.