Borussia Dortmund nuk arrin të mposht Bochum, rrezikon titullin e kampionit.
Borussia Dortmund nuk ia ka arritur të shënojë fitore ndaj Bochum si mysafir (1-1), në kuadër të javës së 30-të.
Ndeshja nisi me dy gola të shpejtë që u shënuan nga të dy skuadrat.
Anthony Losilla arriti të shënojë në portën e Gregor Kobel, që në minutën e pestë.
Borussia Dortmund barazoi në minutën e shtatë me golin e Karim Adeyemi.
Milionerët kishin shumë raste të shënonin në pjesën e parë, por nuk ia arriti.
Pjesa e dytë ishte më e dobët sa i për rasteve, edhe pse Borussia Dortmund shënoi në minutën e fundit të kohës së rregullt, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Borussia Dortmund ka aktualisht 61 pikë, dy më pak se Bayern Munich që ka një ndeshje më pak.