Dortmundi një fitore larg titullit.
Borussia Dortmundi ka shënuar fitore të madhe ndaj Augsburgut, me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 33-të në Bundesliga.
Golin e parë të takimit për Dortmundin e realizoi Sebastian Haller, në minutën e 58’. Goli i dytë përsëri u shënua nga Haller në minutën e 84’.
Ndërsa Julian Brandt me një gol në minutën e 93’, vulosi fitoren e Dortmundit.
Dortmundi pas fitores kalon në vendin e parë në tabelë me 70 pikë, pas 33 ndeshjeve, teksa Bayerni renditet në pozitën e dytë me dy më pak.
Në ndeshjen e ardhshme Dortmundi e pret Mainzin, teksa Bayerni i shkon Kolnit.