Borxhet kreditore, krenaria e kryeministrit – Kurti: Paguajmë kamata më të ulëta se Gjermania

16:08 | 06 January 2025
borxhet-kreditore,-krenaria-e-kryeministrit-–-kurti:-paguajme-kamata-me-te-uleta-se-gjermania

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveria të cilën ai e udhëheq ka marr borxh, por sipas tij borxh produktiv e të mençur.

Në një intervistë për KosovaPress, kryeministri u shpreh se Kosova paguan kamata më të ulëta se Gjermania.

“Nëse do të kishim rënie të investimeve apo shpenzimeve kapitale atëherë do të ishte gabim që të mbahej borxhi publik i ulët. Nëse nuk do të kishte rritje ekonomike, ose do të kishte recesion, atëherë do të ishte gabim që të mbahej borxhi publik i ulët”.

“Ne kemi marr borxh, por kemi marr borxh produktiv dhe të mençur. Nuk kemi marr borxh për rritje pagash, nuk kemi borxh nga dëshpërimi, dhe mund të duket e çuditshme por sot ka raste që ne paguajmë kamata të kredive ndërkombëtare që janë më ulëta se ato që i paguan motori i ekonomisë evropiane, Gjermania”, tha i pari i qeverisë.

Komento: