Me armë në krah është parë duke lëvizur lirshëm një person sot gjatë pasditës në rrugët e qytetit të Gjlanit.
Dalja në qytet e këtij personi i ka shqetësuar kalimtarët e rastit.
Sipas raportimeve, personi në fjalë mësohet të jetë një roje pylli, por sidoqoftë kjo nuk e zhbën faktin se arma i shërben në mal e jo në qytet.
Kjo ngjarje ka shqetësuar banorët e qytetit të cilët kanë hasur në të, duke shkaktuar frikë te ta.