Bota e muzikës në zi: Ndahet nga jeta legjenda

20:06 | 21 Prill 2021

Është ndarë nga jeta legjenda e muzikës.

Kantautori fitues i çmimit Grammy Jim Steinman ka vdekur në moshën 73 vjeçare, ka konfirmuar vëllai i tij.

Bill Steinman tha se vëllai i tij vdiq në shtëpinë e tij në Connecticut të hënën nga dështimi i veshkave, pasi kishte qenë i sëmurë për një kohë të gjatë.

“Më ka marrë malli për të tashmë”, i tha ai Associated Press.

Steinman shkroi albumin më të shitur të Meat Loaf, Bat Out Of Hell, si dhe hite për Celine Dion, Air Supply dhe Bonnie Tyler.

Komento: