Bota po i jep lamtumirën Diego Armando Maradonës, kortezhi i varrimit ka mbërritur në varreza

00:02 | 27 Nëntor 2020

Lamtumira e Maradonës, kortezhi i varrimit ka mbërritur në varreza.

Bota po i jep lamtumirën Diego Armando Maradonës.

Futbollisti që i solli Kupën e Botës Argjentinës në vitin 1986 ka ndërruar jetë ditën e mërkurë.

Gjatë ditës së enjte, në objektin e qeverisë ishte vendosur trupi i tij i pajetë, me tifozët që i bënë nderimet e fundit për të.

Në një ceremoni të organizuar, kortezhi i varrimit ka mbërritur në varrezat në periferi të Bounes Aires, ku Maradona do të varroset.

Në këto varreza janë edhe prindërit e tij, që po bënë pushimin e përjetshëm.

Komento: