Bota po qesh me këtë ‘bertimë’ të trajnerit të Kosovës

08:17 | 11 Shtator 2019

Kosova është mposhtur mbrëmë nga Anglia në kuadër të kualifikimeve ‘Euro 2020’.

Trajneri Bernard Challandes është kapur nga kamerat duke reaguar në mënyrë të ashpër pas përfundimit të pjesës së parë.

Trajneri zviceran shihet duke thënë “e tmerrshme”, duke menduar për golin e dytë të Jadon Sanchos, për të cilin konsideroi se ishte në pozitë jashtë loje. Por, kur e pa se ishte përpara kamerave, Challandes filloi të buzëqeshte

Bernard Challandes është “kapur mat” nga kamerat duke bërtitur dhe mjaft i mllefosur pas përfundimit të pjesës së parë.

Trajneri i Kosovës kishte reaguar ashpër dhe ishte i dëshpëruar për golin e dytë të Jadon Sanchos, respektivisht të pestin e Anglisë në fund të pjesës së parë, pasi konsideroi se ylli i Borussia Dortmundit ishte në pozitë jashtë loje.

“Terrible” (E tmerrshme) ka bërtitur Challandes, duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

Mirëpo, kur e ka parë se ishte duke u xhiruar dhe se ishte përballë kamerave, trajneri zviceran u zbut menjëherë dhe filloi të buzëqeshte.

Kosova pësoi humbje 3:5 në stadiumin e Southamptonit, por bëri një lojë të madhe.

Komento: