Botman te Milan, ky është lajmi i fundit nga Italia

23:34 | 26 Shkurt 2022

Sven Botman, ka qenë i lidhur shumë me një kalim te AC Milan në muajt e fundit dhe drejtorët kuqezi kanë qenë në bisedime me agjentët e lojtarit.

Si rezultat i kësaj, ata aktualisht janë duke udhëhequr garën, thuhet në një raport,përcjell ORAinfo.

Vetëm dy javë më parë, Milani pati një takim me shoqëruesit e Botman dhe është e qartë se kuqezinjtë e konsiderojnë atë një nga objektivat e tyre kryesore për verën. Ka shumë kuptim, duke parë që Alessio Romagnoli mund të largohet falas atëherë.

Sipas përditësimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Milani është ende në pole position kur bëhet fjalë për nënshkrimin e mbrojtësit të Lille në verë. Megjithatë, ai gjithashtu paralajmëroi se Newcastle nuk është dorëzuar në garë.

Mbetet për t’u parë se ku do të përfundojë Botman, por shumë gjasa do të varen nga muajt e fundit të sezonit. Newcastle po lufton për të shmangur rënien në Premier League dhe Milani nuk ka hequr dorë nga rinovimi i Romagnolit. /ORAinfo/

Komento: