Liverpooli zbret me këmbë në tokë, mposhtet nga ekipi që po lufton për mbijetesë.
Fitorja 7:0 e xhiros së kaluar ndaj Manchester Unitedit i ngriti në qiell futbollistët e Liverpoolit.
Megjithatë, ky gëzim nuk zgjati shumë, shkruan Gazeta Express.
Kjo pasi që Liverpool u mposht sot në udhëtim nga ekipi që po lufton për mbijetesë , Bournemouth me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 28-të nga Billing.
Mohamed Salah pati mundësinë për ta barazuar ndeshjen, por e humbi penalltinë në minutën e 69-të të ndeshjes.
Kjo fitore e ngjit Bournemouthin në vendin e 16-të me 24 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Liverpooli mbetet i pesti me 42 pikë gjithsej.