BQK arsyeton rritjen e çmimit të sigurimeve: Vendimin për tarifat e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

BQK arsyeton rritjen e çmimit të sigurimeve: Vendimin për tarifat e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit

12:17 | 21 Nëntor 2019

Guvernatori i BQK-së thotë se vendimin për tarifat e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit.

Banka Qendrore e Kosovës mbajti konferencë për media, ku temë ishte tarifa e vendosur nga kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se ky vendim është marrë “për të mbrojtur mbajtësit e polisave”.

“Ne kemi qëllim edhe të mbrojmë polismbajtësit. Ne kemi pasur edhe rekomandim nga FMN, që kanë vlerësuar se duhet të rishikohen tarifat e sigurimit. Çmimet nuk kanë qenë të ndryshuara nga viti 2001. Rishikimi është dashur të bëhet në çdo vit. Ne e kemi obligim ligjor që të rishikohen tarifat. Qëllimi ynë është të mbrojmë polismbajtësin dhe të ruajmë stabilitetin e sigurimeve. Kemi pasur shumë ankesa në BQK për telashet në pagesa”, tha Mehmeti, transmeton Koha.net.

“Nuk do të tolerojmë që të shkelen ligjet. Ne kemi marrë kërkesë që të rriten çmimet 36 %, por ne kemi refuzuar si të tillë”, tha ai.

Sipas tij në vitin 2001 nuk janë njohur policat e Kosovës në Shqipëri.

“Vetëm në vitin 2018 është pagur mbi 400 mijë euro në Shqipëri për demet që i kanë shkaktuar atje”, tha ai, duke shtuar se “këtë vit e kemi shmangur një shkelje ligjore”.

Ndërkaq, zv.guvernatori Sokol Havolli, po ashtu tha se ky vendim për rritjen e tarifave, u bë për mbrojtje të klientëve.

“Duhet të kapitalizohet industria e sigurimeve”, tha ai.

“Duhet të kemi sektor të shëndetshëm të sigurimeve, kompanitë e sigurimeve duhet të jenë të gatshme të mbulojnë obligimet ndaj qytetarëve e të mos mbesin borxh”, shtoi ai.

Komento: