BQK-ja paralajmëron se ekonomia do të shënojë rënie 7.2 për qind – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

BQK-ja paralajmëron se ekonomia do të shënojë rënie 7.2 për qind

12:48 | 12 Nëntor 2020

Kosova do të ketë rënie ekonomike prej 7.2 për qind në vitin 2020, kanë thënë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka përmendur shkaqet kryesore që bashkë me pandeminë kanë ndikuar që të ketë rënie ekonomike kaq të madhe.

“Ekonomia do të shënojë rënie 7.2%. Shkaktarët lidhet me masat e ndërmarra që ndikuan negativisht në nivelin e investimeve. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesave agrare është rënia e vizitave nga diaspora. Kur jemi te diaspora një prej faktorëve që ka zbutur pandeminë janë remitencat që vazhdojnë të vijnë nga diaspora”, tha Mehmeti, raporton EO.

Në një konferencë për medie ka thënë se ka pasur rënie edhe të konsumit e cila u reflektua edhe në një rënie të importeve prej 9.9 për qind. Ai thotë se investimet e huaja direkte kanë shënuar rritje.

Ai ka thënë se ka pasur rënie prej 5 për qind të lëshimit të kredive.

“Në këto kushte kur të hyrat kanë shënuar rënie vlera e kredive në shtator 2020 arriti në 3.2 miliard euro, kemi rënie 5 për qind. Zhvillime pozitive kemi edhe në sektorin sigurimeve. Rritja e kredive 218.6 milion euro”, tha Mehmeti.

Ai nuk ka komentuar çështjen e 2 milionëshit që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit, duke thënë se kjo është punë e ministrisë

Sokol Havolli, Zëvendës Guvernator ritheksoi se do t’i japin numër rolit të bankave gjatë periudhës së suspendimit të pagesave.

“Likuiditeti është rritur 100 milion euro i kredimarrësve. Bankat kanë qenë, janë dhe do të jenë bartës të zhvillimit ekonomik në vend”, tha ai.

Komento: