anka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka miratuar Udhërrëfyesin Strategjik për Menaxhimin dhe Mbikëqyrjen e Rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin në sektorin financiar (2025-2027), i cili është në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të BQK-së për të krijuar një kornizë rregullative dhe mbikëqyrëse që adreson rreziqet klimatike dhe mjedisore.
Udhërrëfyesi Strategjik është në linjë me zotimet e Republikës së Kosovës për mjedisin si kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nënshkruese e Deklaratën e Sofjes, si dhe aktivitetet e programit të Republikës së Kosovës me FMN nga Marrëveshja për Qëndrueshmëri (RSF), ku përveç tjerash synon reformat klimatike dhe mjedisore për të rritur gatishmërinë ndaj krizave dhe rreziqet e tranzicionit.
Udhërrëfyesi Strategjik është hartuar duke marrë parasysh praktikat më rëndësishme ndërkombëtare dhe evropiane në kornizën rregullatore dhe mbikëqyrëse të rreziqeve të lidhura me klimën dhe mjedisin, duke përfshirë ato nga institucionet rregullatore dhe mbikëqyrëse evropiane dhe ato ndërkombëtare. Udhëzuesi është harmonizuar me praktikat e lartpërmendura në aspekt të pritshmërive rregullatore dhe mbikëqyrëse për identifikimin, vlerësimin, qeverisjen, menaxhimin dhe kontrollin e rreziqeve të lidhura me klimën ndaj të cilave janë të ekspozuara institucionet financiare.
Për të adresuar rreziqet financiare të lidhura me klimën brenda sektorit financiar, qëllimi kryesor i BQK-së është të sigurojë që bankat, institucionet financiare jo-bankare dhe kompanitë e sigurimeve të identifikojnë, të qeverisin, të matin, të menaxhojnë dhe të kontrollojnë siç duhet rreziqet që lidhen me klimën, sipas praktikave më të mira të përcaktuara në Udhëzues.
Udhërrëfyesi Strategjik është hartuar me mbështetjen e Qendrën Këshilluese për Sektorin Financiar (FinSAC) të Bankës Botërore dhe bazohet në parime dhe veprimet rregullatore, mbikëqyrëse, stabilitetit financiar, dhe të zgjerimit të ekspertizës dhe njohurive në këtë fushë.
Në linjë me miratimin e udhërrëfyesit strategjik, BQK paraprakisht ka ndërmarrë edhe hapa konkret lidhur me agjendën e gjelbër ku:
Është anëtarësuar në Rrjetin e Bankimit dhe Financave të Qëndrueshme (SBFN), si një mundësi për qasje në informacione dhe trajnime të avancuara që ndihmojnë ngritjen e kapaciteteve dhe adaptimin e instrumenteve të nevojshme rregullative për sektorin financiar, lidhur me rreziqet klimatike dhe standardet e ESG-së;
Ka miratuar Udhëzuesin për Raportimin e Ekspozimeve Kreditore nga bankat për kompanitë që ekspozohen ndaj kostove të tranziciont, që lidhen me zbatimin e mekanizmit të rregullimit të kufirit të karbonit, i cili kërkon mbledhjen e të dhënave të nevojshme lidhur me këto rreziqe dhe ndikimin e tyre të mundshëm për bankat, më 3 prill 2024;
Ka avancuar politikat e saj investuese duke përfshirë instrumentet e financimit të qëndrueshmërisë, në pajtim me kriteret e pacaktuara për financim të qëndrueshëm; dhe
Është angazhuar në mbështetje të sektorit financiar dhe në ndërtimin e kapaciteteve përmes pjesëmarrjes në konferenca, punëtori, forume me qëllim të zgjerimit të ekspertizës dhe njohurive në fushën e rreziqeve klimatike.
“BQK-ja falënderon Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe avancimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse në funksion të stabilitetit financiar”, thuhet në komunikatën eBQK-së.