BQK parashikon rritje ekonomike prej 3 për qind.

10:15 | 29 August 2022

Guvernatori i BQK-së: Parashohim rritje ekonomike prej 3 për qind.

Megjithëse lëvizja e çmimeve por edhe energjia elektrike po shihen si mundësi për ngecje në aspektin ekonomik, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, shprehet optimist për zhvillimet ekonomike në vend për këtë vit.

Mehmeti, shprehet se sa i përket vitit 2022, projeksionet e BQK-sё sugjerojnё se aktiviteti ekonomik do të shënojë rritje me 3.0% pёrqind.

“Ngadalësimi i rritjes së aktivitetit ekonomik pritet të jetë kryesisht pasojë e rritjes më të ulët të kërkesës së brendshme”, tha ai për RTK-në.

Ai ka folur edhe për komponentët që kontribuuan në rritjen e lartë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2021.

“Rritja e konsumit prej 7.8 përqind, rritja e investimeve prej 10.2 përqind por edhe rritja më e ngadalësuare deficitit të eksporteve neto prej 1.9 përqind”, tha ai.

Komento: