BQK: Remitencat deri në muajin shtator tejkalojnë vlerën e 1 miliard eurove

11:58 | 26 October 2023
bqk:-remitencat-deri-ne-muajin-shtator-tejkalojne-vleren-e-1-miliard-eurove

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se remitencat deri në muajin shtator e kanë tejkaluar vlerën e 1 miliard eurove.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 57.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.4% dhe bankat me 18.2%.

BQK-ja tregon se 70% e dërgesave të mërgatës vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Gjermania ka pjesëmarrje me 38.1%, ndjekur nga Zvicra me 17.6% dhe SHBA-ja me 7.5%.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 298.1 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.62 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shtator 2023 janë rritur për 3.1 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 479 milionë eurove.

Komento: