Brahim Diaz: Reali është Shën Valentini im, jam i dashuruar në të

13:59 | 14 February 2024

Brahim Diaz ishte hero i Real Madridit mbrëmë.

Goli i tij i bukur ia mundësoi skuadrës së Carlo Ancelottit që ta mposht Leipzigun në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Një gol i jashtëzakonshëm pas një aksioni fantastik individual.

Ndonëse u lëndua 10 minuta pa përfunduar takimi, ish-futbollisti i Milanit e kreu punën e tij dhe ndihet mjaft krenar dhe i lumtur që mundi ta ndihmonte ekipin.

Dhe, ai e kishte një dedikim të veçantë për “Los Blancos”.

“Jam i lumtur që jam duke luajtur në Real Madrid. Tash është Shën Valentini dhe mund të them se jam i dashuruar në këtë skuadër”, theksoi mesfushori ofanziv spanjoll.

Sa i përket lëndimit, ai theksoi se ka ndier dhimbje, por që nuk e di ende shkallën e lëndimit të tij.

Diaz ka ditur të jetë disa herë shpëtimtar i ekipit të Ancelottit në këtë edicion.

Edhe pse nuk ka mundur të bëhej pjesë e rregullt e ekipit startues, ai ka dhënë kontribut të çmueshëm.

Komento: