Braithwaite refuzon largimin nga Barcelona

19:24 | 03 Gusht 2022

Martin Braithwaite nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi ndihet mirë në “Camp Nou”, përkundër se nuk luan rregullisht.

Sipas medieve në Spanjë, “blaugranat” janë të gatshëm që t’ia paguajnë lojtarit edhe centin e fundit të kontratës, në këmbim të shkëputjes së bashkëpunimit.

Gjithsesi, sulmuesi tash për tash është duke refuzuar.

Barça është duke tentuar me doemos që të lirohet nga pagat e disa prej futbollistëve në mënyrë që të mos ketë problem me regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Komento: