Braktisja e institucioneve mga serbët, reagojnë nga Presidenca

13:53 | 05 November 2022

Reagojnë nga Presidenca e Kosovës pasi serbët vendosin t’i braktisin institucionet.

Blerim Vela nga zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të “Listës Serbe” për të braktisur institucionet e Republikës së Kosovës.

Vela ka thënë se Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se një akt i tillë i ngjanë asaj nxitjes që Rusia e kishte bërë në Donbas në vitin 2014.

Vela ka thënë se ngjarja e sotme tregon se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksander Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën.

Komento: