Zvicra dorëzohet në fund ndaj Brazilit.
Brazili e ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror.
Ekipi nga Amerika Jugore triumfoi minimalisht 1:0 ndaj helvetikëve në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.
Pjesa e parë e ndeshjes nuk prodhoi asgjë, me portat që mbetën të paprekura, shkruan Gazeta Express.
Vinicius Junior realizoi në minutën e 64-të të ndeshjes, por goli u anulua pas shikimit nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje.
Casemiro realizoi për 1:0 në minutën e 83-të dhe ia dha fitoren e dytë Brazilit.
Me këtë fitore, Brazili shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë në grupin G.
Në anën tjetër, Zvicra mbetet e dyta me tri pikë dhe do ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen ndaj Serbisë.