Brazil – Zidane, lajm i fundit nga Franca

21:47 | 25 December 2022

Zinedine Zidane është ndër emrat që mund marrë drejtimin e Kombëtares së Brazilit, pas largimit të Tites.

Federata e Futbollit e Brazilit thuhet se po synon të zëvendësojë Titen me një trajner evropian.

Mauricio Pochettino, Thomas Tuchel e Rafael Benitez shihen si kandidatë të mundshëm. Carlo Ancelotti ka qenë i lidhur, por italiani nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid para përfundimit të kontratës së tij, në vitin 2024.

Sipas “L’Equipe”, tani në listën e Brazilit është edhe Zidane, i cili është pa skuadër që prej largimit nga “Los Blancos” vitin e kaluar.

Pavarësisht se është i lidhur fort me pozitën e trajnerit te Kombëtarja e Francës, “Zizou” nuk pritet të marrë drejtimin e vendit të tij pasi Didier Deschamps do të vazhdojë me “Gjelat”.

Tani, sipas mediumit francez, mbetet për t’u parë nëse Zidane do të jetë i gatshëm të drejtojë Brazilin.

Emri i 50-vjeçari së fundi është lidhur edhe me Juventusin, klubi të cilin ka qenë dikur si lojtar.

Komento: