Brazili mposhtë Perunë, fiton Kupën e Amerikës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Brazili mposhtë Perunë, fiton Kupën e Amerikës

00:02 | 08 Korrik 2019

Sonte është zhvilluar finalja e madhe në Kupën e Amerikës.

Brazili është fitues i Kupës së Amerikës për vitin 2019. Selecao ka arritur që të triumfojë 3-1 në finale ndaj Perusë, duke koleksionuar trofeun e 9-të në këtë kompeticion

Fillimi i ndeshjes ishte për Perunë, por Brazili ka arritur që të zhbllokojë finalen e Kupës së Amerikës që në minutën e 15-të. Në mitikun “Maracana”, është Gabriel Jesus, i cili me një veprim spektakolar në krahun e djathtë jep një asist magjik për Everton. Ky i fundit e kishte të thjeshtë për ta shoqëruar topin në fundin e rrjetës.

Në fundin e pjesës së parë, Brazili pësoi golin e parë në Kupën e Amerikës. Në minutën e 42-të, Thiago Silva prek një top me dorë brenda zonës, teksa për arbitrin nuk ka dyshime që është penallti. Nga pika e bardhë do të shkonte kapiteni Guerreiro, i cili e dërgon topin në anën e kundërt nga hidhet Alisson. Gjithsesi gëzimi i peruanëve do të zgjaste vetëm dy minuta, pasi në fundin e fraksionit të parë, Gabriel Jesus shënoi golin e dytë me një gjuajtje në hyrje të zonës.

Braziliani do të bëhet protagonist 20 minuta nga fundi i ndeshjes duke dal me karton të kuq, por kjo nuk e pengoi Brazilin që të shënonte dhe golin e tretë nga pika e bardhë me Richarlison.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!