Brazili shënon dy gola të shpejtë

21:45 | 09 June 2019

Jesus dhe Silva shënojnë dy gola të shpejtë për Brazilin.

Brazili është duke e mposhtur 2-0 Hondurasin.

Brazili po e fiton miqësoren e fundit para Kupës së Amerikës, që do ta nisë të shtunën e ardhshme kundër Bolivisë, raporton Gazeta Express.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 6’, Gabriel Jesus shënoi për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 13’, mbrojtësi i Paris Saint Germain, Thiago Silva, shënoi për rezultatin momental, 2-0.

Komento: