Bregdetet shqiptare pushtohen nga stuhia, ja nga kur do të ndalet shiu atje

14:13 | 10 July 2019

Stuhitë e fuqishme pushtojnë Shqipërinë, mësoni se kur do të ndalet shiu atje.

Ditëve të fundit Gadishulli i Ballkanit është ndikuar nga masa ajrore të freskëta, duke shkaktuar kështu reshje shiu me stuhi dhe rënie të temperaturave në disa vende, shkruan Gazeta Metro.

Nga ky mot është prekur edhe Shqipëria, ndërsa temperatura më të ulëta ka pasur edhe në bregdet.

Meterologët njoftojnë se moti atje do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në mesditë.

Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5–2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale do të jenë 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 30 gradë, por që do të përcjellen me vranësira.

Meterologët paralajmërojnë mot të njëjtë deri në fundjavë, ndërsa më pas, pritet rikthim i temperaturave të larta.

Komento: