Brena një ore, nëna e deputetës së AAK-së mundësoi lindjen e dy fëmijëve

10:41 | 08 Shtator 2020

Nëna e deputetës së AAK-së mundësoi lindjen e dy fëmijëve brena një ore në Suharekë.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albena Reshitaj, i ka dedikuar një shkrim nënës së saj.

Nëna e saj Resmie Bujupi-Reshitaj, punon që 42 vjet si mami në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Ajo dje ka mundësuar që brenda një ore të lindin dy fëmijë.

Shkrimi i plotë:

Ndonëse numëron 42 vite punë në ofrim të shërbimeve mjekësore për qytetarët duke shpëtuar nga dy jetëra në të njejtën kohë dhe ne prag të pensionit, Mami im nuk ndalet për asnjë moment për të dhënë kontributin e saj.

Edhe pse në përballje me pandeminë Covid19 dhe me rrezik të lartë në vendin e punës, sot në “QKMF” në Suharekë nën përgjegjësinë e saj të “Mamisë”, për një orë erdhën në jetë dy engjuj, të cilëve ju dëshiroj shëndet e më të mirat e botës!
Ndërsa mamin tim Resmije Bujupi Reshitaj e falenderoj për të gjithë punën e saj të palodhëshme dhe që me përkushtim e ka bërë si profesioniste shëndetësore mbi katër dekada. Gjithashtu falenderoj dhe i përgëzoj për punë të gjitha mamitë e sidomos ato të QKMF-së Suharekë.

Komento: