Brenda 10 ditësh Milan zyrtarizon sulmuesin e madh

16:12 | 12 Qershor 2022

Divock Origi ka pranuar t’i bashkohet AC Milan këtë verë dhe vetëm testet mjekësore kanë mbetur për t’i bërë të gjitha zyrtare.

Dhe pas shumë raporteve kontradiktore, tashmë me sa duket është caktuar një datë për ardhjen e tij në Milano.

Sulmuesi belg aktualisht ndodhet në pushime dhe së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i lehtë.

Meqenëse një marrëveshje tashmë është arritur, Milani nuk është në nxitim për të mirëpritur sulmuesin e ri dhe është i lumtur t’i japë atij disa ditë pushimi, përcjell ORAinfo.

Calciomercato raporton se Origi do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 4 milionë euro në vit, përfshirë bonuset.

Telefonata e Paolo Maldinit ishte vendimtare dhe projekti i paraqitur ishte shumë i mirë për t’i thënë jo.

Origi aktualisht po punon për rikuperimin e plotë nga dëmtimi i lartpërmendur dhe ardhja e tij në Milano pritet pas 10-12 ditësh.

Nuk ka dyshime për rezultatin: 27-vjeçari është një lojtar i ri i Milanit dhe deklarata është vetëm në pritje të testeve mjekësore. /ORAinfo/

Komento: