Brenda 15 ditëve pëson tri humbje, ҫfarë po ndodh me Liverpoolin

00:07 | 04 Mars 2020

Skuadra e Liverpoolit ka pësuar tri humbje brenda 15 ditëve.

Liverpool ka hyrë në një seri negative të rezultateve.

Skuadra që deri në këtë fazë të sezonit po magjepste me rezultatet e arritur në Premierligë dhe garat tjera, ka filluar të ndjej lodhjen.

‘The Reds’ janë eliminuar nga FA Cup nga skuadra e Chelsea, duke u mundur 2:0.

Kjo humbje, ishte e treta për Liverpoolin në 15 ditët e fundit. Skuadra e Jurgen Klopp janë mposhtur në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid, ndërsa në Premierligë nga Ëatford.

Ndeshja e radhës e Liverpoolit është më 7 mars, ku në ‘Anfield Road’ pret Bournemouthin.

Komento: