Brenda 20 ditësh duhet të emërohet drejtori i ri i AKI-së

23:25 | 06 Nëntor 2019

Agjencia Kosovare e Intelegjentës, ka mbetur pa “zot shtëpie”.

Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, i cili përveç pranimit të dorëheqjes e ka dekoruar Maxhunin me medaljen e Skënderbeut për kontributin dhe besnikërinë ndaj atdheut, shkruan lajmi.net.

E dorëheqja e Maxhunit erdhi befasi e për të askush nuk ka shpjegim, pasi as vet Maxhuni nuk ka dhënë sqarim shtesë.

Lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë, Donjeta Gashi e cila për lajmi.net ka thënë se Maxhuni nuk ka dhënë arsye për dorëheqjen e tij.

Në këtë moment kur AKI është mbetur pa udhëheqës, institucionet drejtuese të shtetit janë të obliguara të emërojnë drejtorin e ri të këtij institucioni.

Sipas Ligjit në fuqi thuhet se: “Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është ndër institucionet më të larta të sigurisë në vend.

Përndryshe, Maxhuni në të kaluarën kishte qenë edhe drejtor i Policisë së Kosovës, para se të kyçej si kreu i intelegjencës kosovare

Komento: