Brenda 24 orëve ndodhën 80 aksidente

11:17 | 31 Dhjetor 2019

Tetëdhjetë aksidente brenda 24 orëve.

Vetëm gjatë së hënës në Kosovë kanë ndodhur 80 aksidente rrugore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë, në vendin tonë kanë ndodhur 80 aksidente rrugore.

Sipas njoftimit, 24 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 56 aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Fatmirësisht në tërë këtë numër të madh aksidentesh, nuk ka pasur asnjë me fatalitet.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të kaluara, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor, ka shqiptuar 890 tiketa për shkelje të ndryshme në komunikacion.

Komento: