Brenda 48 orësh Milan zyrtarizon sulmuesin e madh

10:44 | 13 Korrik 2021

Stefano Pioli është gati të mirëpres ardhjen më të re të verës. Është sulmuesi Olivier Giroud i cili pritet të arrijë në Itali brenda 48 orësh për t’iu bashkuar AC Milanit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Giroud do të ketë edhe dy javë pushime pas Kampionatit Evropian.
Mirëpo ai është i gatshëm t’i ndërpresë ato menjëherë për të fluturuar në Itali, t’i nënshtrohet testeve mjekësore me Rossonerët dhe të nënshkruajë një dy-vjeçar kontratë me 3 milionë euro neto në sezon, përcjell ORAinfo.

Ardhja e Giroud në Milano mund të ndodhë të Mërkurën ose të Enjten, por gjithçka do të varet nga dialogu midis Milanit dhe Chelsea, duke pasur parasysh se ata po përpiqen të zgjidhin detajet e fundit, me Paolo Maldini që pranon t’i paguajë Blutë një dëmshpërblim të vogël për sulmuesin francez.

Me kohën e rikuperimit të Zlatan Ibrahimoviç ende të pasigurt, Pioli shpreson të ketë Giroud së shpejti në dispozicion që të jetë në gjendje të përgatitet për sezonin e ri me një qendërsulmues me përvojë për të udhëhequr linjën në 4-2-3-1. /ORAinfo/

Komento: