Brenda 48 orët pritet zyrtarizimi i brazilianit në Milan

09:37 | 28 Korrik 2019

Gjiganti italian Milan, po vazhdon në sjelljen e lojtarëve të nevojshëm për sezonin e ri.

Skuadra ‘Rosoneri’ janë afër një tjetër transferimi, që kësaj radhe pritet të mbërrij nga Superliga e Brazilit.

Mbrojtësi i Flamengo, Leo Duarte, pritet të jetë zyrtarizimi i radhës tek Milan, zyrtarizim që mund të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme, transmeton lajmi.

Sipas ‘Globesporte’, të gjitha detajet e kontratës janë vendosur, dhe tashmë pritet transferimi, pas një marrëveshje që përfshinë 11 milionë euro.

Duarte nuk është paraqitur në stërvitjen e Flamengo, dhe do të mungojë në ndeshjen kundër Botafogo.

Braziliani pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, që do t’i sigurojë 1.2 milionë euro në vit.

Komento: