
Kështu ia organizoi festën e ditëlindjes Altuna Sejediu-Tuna djalit të saj.
Ndonëse të vetizoluar, Tuna dhe Patris nuk kanë hezituar të organizojnë festën e ditëlindjes për 3-vjetorin e djalit të tyre Tian.

Në ndryshim nga vitet e kaluara dhe festat në natyrë, festa e këtij viti është organizuar në një ambient të mbyllur e me siguri mes pak të ftuarish.

Megjithatë Tuna dhe Patrisi janë kujdesur që ambienti të jetë i zbukuruar me tollumbace shumëngjyrëshe dhe ëmbëlsirat e ditëlindjes.

Në pamjet e publikuara Tian shafqet shumë i qeshur teksa pozon me dy prindërit e tij.
Ndërsa puthja në buzë e Tunës me djalin e saj mori gjithë vëmendjen.


