Brenda një dite, 67 aksidente

10:26 | 08 Dhjetor 2020

67 aksidente për 24 orë.

Shiu që ka rënë një ditë më parë ka shkaktuar tollovi të shumta nëpër rrugët e Kosovës.

E si pasojë e tyre janë shkaktuar aksidente të shumta trafiku.

Gjatë 24-orëve, janë shkaktuar 67 aksidente.

Prej tyre 34 aksidente kanë qenë me të lënduar, ndërsa 33 me dëme materiale.

Komento: